Pas ish-konkurentes së Përputhen, Jasmin Kadriu, një tjetër personazh i shoëbizzit ka reaguar për vdekjen e Brilant Martinajt në atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku gjithashtu u vranë dhe Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Bëhet fjalë për ish-missin, Serena Sula, e cila ka publikuar në Instastory disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën. Ndërsa, thotë se nuk i besohet ajo që ka ndodhur. Serena zbulon se e ka pasur shokë dhe ka mbetur pa fjalë.
“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”, ka shkruar Sula.
Kujtojmë që Serena Sula është bërë e njohur në ekranet shqiptare, si vajza që bën twerk pa komplekse. Ajo ka sfiduar çdo limit me performancat e saj./abcnews.al