Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme, pas ndeshjes mes Erzenit dhe Besëlidhjes. Një prej lojtarëve të lezhjanëve ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Serbi Milan Djordevic ishte në dush kur ka ndodhur kjo ngjarje. Menjëherë autoambulanca është afruar dhe është futur brenda në stadium dhe ka marrë lojtarin, i cili më pas është dërguar në spital.
Ndërhyrja në kohë e stafit mjekësor ka bërë që Djordevic t’ia hedhë paq dhe gjendja e tij është stabilizuar, sikurse raporton gazeta e përditshme sportive, Panorama Sport. /abcnews.al