Serbia vetëpropozohet për të organizuar një takim Putin-Trump

schedule13:50 - 22 Mars, 2018

schedule 13:50 - 22 Mars, 2018

Ministry i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, u shpreh se vendi i tij ishte vetëpropozuar për të organizuar dhe pritur një takim mes Vladimir Putin dhe Donald Trump. Daçiç shtoi se Beogradi është shumë i përgatitur për një takim të tillë të një rëndësie planetare.

Ai tha se si një vend neutral ushtarakisht, Serbia ka kapacitetet e duhura në fushën e politikave të jashtme për të pritur presidentin rus dhe atë amerikan. Ministri i Jashtëm serb theksoi se nëse realizohej takimi do të ishte një dëshmi se politika, që po ndjek shteti serb është e duhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!