Serbia: Vetëm ne kemi të drejtë të tërheqim urdhër arrestin për Haradinaj

schedule14:44 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 14:44 - 4 Dhjetor, 2017

Interpol nuk mund të tërheqë urdhër arrestin për Haradinaj, pasi ky urdhër është lëshuar nga departamenti për krime lufte i gjykatës së lartë në Beograd. Ministri serb i drejtësisë me anë të një deklarate zyrtare konfirmoi se urdhër arresti është ende në fuqi. Ministri thekson se Interpol mund të mbulojë urdhër arrestin duke e lënë të shihet vetëm nga vendet anëtare, dhe ky është rasti I Haradinaj.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se urdhër arresti për kryeministrin kosovar, i cili akuzohet për krime të rënda lufte, mbetet në fuqi ashtu si dhe hetimet për të. Më herë qeveria serbe deklaroi se ministry a brendshme do I dërgonte një kërkesë zyrtare ministrisë së drejtësisë dhe zyrës së prokurorit për krime lufte në mënyrë që të bënin një apel të përbashkët kundër lëvizjes së fundit të Interpol, duke nënvizuar se Haradinaj dhe 17 persona të tjerë kërkohen për krime lufte.

Sipas deklaratës së ministrisë së brendshme serbe, komisioni për kontrollin e urdhër arresteve ndërkombëtare në Lion pranoi kërkesën e Unmik dhe në 1 dhjetor vendosi se Interpol nuk do të mbajë më në fuqi këto urdhër arreste duke i fshirë dhe nga sistemi.

Zyrtarë të ministrisë së brendshme serbe po analizojnë detajet e këtij vendimi dhe po bëhen gati për një reagim zyrtar.

Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic deklaroi se Haradinaj do të arrestohej nëse do të ndodhet në një territory ku autoritetet serbe kanë të drejtë veprimi.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror serb Stefanovic tha se Serbia do I kërkojë Interpolit të rishohë vendimin duke shpresuar se Serbia do të ketë një urdhër arrest që do të ketë efekt në cdo vend të botës.

Ministri serb theksoi se vendi për shkak të gjithë viktimave serbe dhe atyre që u vranë si pasojë e veprimieve të Haradinaj, nuk duhet të heshtin dhe as të bëjnë veshin shurdh në të tilla raste.

Sipas tij bashkangjitur me procedurat ligjore Interpol do të ketë në dorë dhe arsyet e vërteta se pse urdhër arresti për Haradinaj nuk mund të tërhiqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!