“Serbia synon të marrë çfarë të mundet”, Kelmendi për “ABC News”: Të mos bëhen kompromise që rrezikojnë Kosovën

schedule14:30 / 27/02/2020

Analisti, Adriatik Kelmendi në një lidhje me “ABC News”, komentoi deklaratat e kryeministrit Rama në Rusi i cili u shpreh se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Kelmendi theksoi se vizita e Ramës ishte një vizitë e rëndësishme. Deklaratat e tij janë të rëndësishme edhe përgjigja e Lavrov ishte një mesazh se Rusia nuk do të bëhet problem nëse Kosova dhe Serbia meren vesh.

Do ta quaja marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Rama është akuzuar se po punon për ndarjen e Kosovës?

“Ka pasur raporte se Rama, Thaçi dhe Vuçiç kanë pasur dakordim për levizje të kufijve, por ka hasur në kundërshtime të mëdha dhe tani po shohim një atmosferë të re. Një hapësirë që ka filluar të jepet nga vetë presidenti Vuçiç.

Kompromisi i madh që ka bërë Prishtina është plani “Ahtisari” i cili ka gëzuar të drejta. Do të jetë shumë e vështirë të bëhet një kompromis tjetër i cili do të rrezikonte funksionimin normal të Kosovës. Beogradi e ka humbur Kosovën në ’99. Serbia po synon të nxjerrë çfarë të mundet nga zero që ka rënë. Duhet të shfrytëzojmë më të mirën tonë”, u shpreh Kelmendi.

Gjithashtu ai theksoi se është me rëndësi të nënvizohet se për NATO-n Kosova ende nuk është shtet i pavarur. Besoj se do të duhej që Kurti të organizonte një takim të shpejtë me Presidentin.

“Duhet theksuar se për stabilitetin në Kosovës marrëdhënia me NATON dhe KFO-rin është i rëndësishëm, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëhen veprime që mund të na kushtojnë”, u shpreh ai.

Sa i përket qëndrimit të Kurtit ndaj SHBA-ve për taksën serbe ai theksoi se duhet pasur kujdes dhe duhet krijuar një hapësirë për të arritur të marrëveshje. “Me partnerët duhet të sillemi me partneritet”, u shpreh ai.

Letra e kryeministrit Kurti, sa mund të shkarkohet Presidenti?

Kelmendi: Njohësit e çështjes Kushtetuese janë shprehur se ka shumë pikëpyetje me mënyrën se si është proceduar me letrën. Janë tre pika me të cilat mund të shkarkohet një president, njëra nga ato është tradhëtia ndaj shtetit./abcnews.al

schedule14:30 / 27/02/2020