Serbia refuzon të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Haradinajn

schedule21:29 - 10 Nëntor, 2017

schedule 21:29 - 10 Nëntor, 2017

Serbia nuk ka pranuar të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pavarësisht frikës për një ndalim të mundshmë, kreu i qeverisë së Prishtinës ka njoftuar se me 17 nëntor do të zhvillojë një vizitë në Bruksel.

Kosova ka akuzuar Serbinë për dëmtim të dialogut mes dy vendeve, duke refuzuar të tërheqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj. Tensionet mes dy vendeve janë rritur në fillim të këtij viti, kur Haradinaj, i cili është bërë kryeministër në shtator, është arrestuar në Francë në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.
Ai është liruar pasi Gjykata e Francës e ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim. “Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviçin”, tha të premten Halil Matoshi, këshilltar politik i Haradinajt. “Kjo nuk kontribuon në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje”, shtoi më tej ai.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Rojters raporton se “zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, gjithashtu edhe qeveria e Kosovës, i druhen një arrestimi të mundshëm të Haradinaj, nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet”.
Pavarësisht kësaj frike, kryeministri i Kosovës do të vizitojë javën e ardhshme Brukselin. Këshilltari politik i tij bëri të ditur për mediat kosovare se “Haradinaj më 17 nëntor do të takohet në Bruksel me krerët e Bashimit Evropian lidhur me MSA-në”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!