Serbia pritshmëri të ulëta nga samiti i Parisit

schedule16:14 - 16 Qershor, 2019

schedule 16:14 - 16 Qershor, 2019

Krerët e shtetit në Serbi kanë lënë të kuptohet se kanë pritshmëri minimale nga samiti i Parisit, ku në prani të Emanuel Makron dhe Angela Merkel do të kenë përballë homologët kosovarë. Për analistët, shkak për këtë qëndrim është bërë politika e vijave të kuqe e zbatuar si nga Prishtina dhe nga Beogradi.

Serbia e ka vënë në dyshim që samiti i Parisit do të ndodhë. Deklarime të tilla kanë ardhur nga shefi i diplomacisë dhe presidenti. Beogradi zyrtar pret heqjen e taksës për vazhdim të dialogut. Pritjet janë të vogla. Franca dhe Gjermania kanë marrë për sipër që të ndihmojnë tejkalimin e krizës. Për dallim prej Berlinit, në Paris do të jenë vetëm Kosova dhe Serbia. Ende nuk dihet përbërja, por pritet një format më i gjerë në delegacione. Analisti Dishan Janjic, është i bindur se samiti do të ndodh. Por, gjithsesi pasojat nga incidentet shihen të thella dhe mundësitë që dialog të ketë shpejt duken të vogla.

Kjo kërkon një apo dy muaj biesedime serioze së pari në nivelin teknik. Ne mund të presim zhbllokimin e vërtetë të dialogut vetëm në vjeshtë. Vera do të shërbejë për konsultime dhe për skanimin e pasojave që ka shkaktuar bllokimi”, tha Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike, Beograd.

Janjiç beson kur të fillojnë bisedimet të dyja palëve do tu duhet të gjejnë një mënyrë për të zbatuar ato që dakordohen. Problem, sipas tij, është fakti që të dyja palët tani kanë vënë kushte dhe kërkesat ndërkombëtare janë për kreativitet politik.

“Aktualisht po luhet një lojë nervash që është pasojë e vendosjes së vijave të kuqe, një politikë e gabuar nga të dyja palët. Kjo është një politikë e dobët e vijave dhe kufizimeve, ndërsa nga Uashingtoni kërkohet një politikë kreative, që nënkupton zgjidhjen e problemeve edhe nëse ato dalin gjatë rrugës”, tha Janjiç.

Shumë besojnë se diçka do të ndodh pas konsolidimit të institucioneve të BE-së dhe se Perëndimi tani e ka më seriozisht./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!