Serbia nuk pajtohet me vendimin e Interpol për Haradinajn

schedule13:43 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 13:43 - 3 Dhjetor, 2017

Serbia nuk pajtohet me vendimin e fundit të marrë nga Interpol. Sipas mediave të Beogradit, autoritetet do të apelojnë vendimin e agjencisë ndërkombëtare, që para disa ditësh hoqi nga lista e të kërkuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 17 shqiptarë të Kosovës. Ata ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Kërkesa për apelimin e vendimit është bërë nga ministria e brendshme e serbisë, ajo e drejtësisë dhe prokuroria për Krime Lufte në Serbi. Ndërkohë, ministri I brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, bëri me dije se forcat e rendit do të arrestojnë menjëherë Haradinaj nëse do t’u jepej mundësia./abcnews.al