Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia nis vaksinimin edhe në tokat shqiptare, të moshuarit mbajnë radhë për injeksionin

schedule17:01 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 17:01 - 25 Dhjetor, 2020

Një ditë pas nisjes së vaksinimin anti-Covid në Serbi, Beogradi nuk ka humbur kohë duke filluar sot vaksinimin me “Pfizer” edhe të serbëve në Veri të Kosovës.

Interesi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos në mesin e të moshuarve, raporton portali serb i Kosovës, “Kosovoonline”.

 Nisjen e vaksinimit në veri e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vaksinimi ka nisur në Leposaviç, ndërsa në Mitrovicën e Kosovës vjen sot. Vaksina është për të moshuarit mbi 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata e më pas edhe gjithë të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç.

Para Shtëpisë së Shëndetit në Leposaviq shihet rreshti i gjatë i njerëzve që presin të vaksinohen, veçanërisht të moshuar. Nuk është bërë me dije se sa është numri i personave që do të përfitojnë vaksinim.

Në Serbi mbërriti kontigjenti i parë i vaksinave të Pfizerit në masë 4.800 copë, duke u bërë ndër vendet e para evropiane që nis me programin e vaksinimit kundër COVID-19.

Kosova nuk ka siguruar ende vaksina, por ka aplikuar në programin COVAX, i cili u mundëson vendeve të varfra dhe me zhvillim të mesëm të arrijnë te një numër i kufizuar i vaksinave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!