Serbia në situatë të ngjashme me Shqiperinë, opozita paralajmëron bojkot të zgjedhjeve

schedule12:47 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 12:47 - 15 Dhjetor, 2019

Opozita në Serbi ka paralajmeruar bojkotin e zgjedhjeve të pranverës ndërkohë që në dialogun ndër-partiak, të ndërmjetësuar nga BE, u ra dakord për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Analistët thonë se negociatat deri tani nuk kanë sjellë shumë rezultate dhe se ndryshimet janë të domosdoshme.

Millan Antonijeviç, nga fondacioni për shoqëri të hapur në Serbi, ka nisur një rrugë të vështirë. Pajtimi i qeverisjes dhe opozitës është i vështirë pasi marrëdhëniet e tyre duken armiqësore si në mes të dy kombeve të ndryshme. Negociatat kanë filluar në Kuvend por deri më tani nuk ka patur shumë rezultate. Antonijeviç thotë se disa ndryshime janë të domosdoshme, përfshirë edhe përgjigje për aferat e ndryshme.

“ Ajo që shohim është se happen shumë cështje që janë afera dhe ne si qytetarë duhet të kemi përgjigje. Ne presim një prokurori më active për të gjitha këto cështje dhe do të duhej të jetë active para dhe gjatë zgjedhjeve pasi ligjet e kërkuara janë të tilla që kërkojnë reagim të shpejt”, shprehet Millan Antonijeviç, Fondacioni për Shoqëri të Hapur-Serbi.

Pas negociatave të nisura nga shoqëria civile, partia e presidentit ka premtuar se do të përmbush kërkesat. Por, qëndrimet duket se largohen shpesh.  Antonijevic, nuk është shumë i sigurt se cili do të ishte efekti I bojkotit pasi përmend Shqipërinë. Por, thotë se gjithsesi BE duket se e ka kuptuar rëndësinë e ndryshimeve.

Bashkimi Evropian dhe Komisioni, por edhe Parlamenti evropian që kanë marrë përsipër tutje këtë proces e shohin mirë se si është situata dhe që duhet ndryshuar shumë gjëra që të mund të vlerësojmë zgjedhjet si zgjedhje fer”, ka shtuar Millan Antonijevic.

Bashkimi Evropian ka hartuar një listë për ndryshime që kryesisht kanë të bëjnë me median që opozita e konsideron si të kapur nga partitë në pushtet dhe kërkojnë më shumë kohë në liri mediatike para se të bëhen zgjedghjet dhe si zgjidhje shohin bojkotin./abcnews.al