Serbia, në ‘flakë’ nga protestat/ Krisafi: Ka elementë pro rusë! Spahiu: Po shfrytëzohet nga Perëndimi. Bilali: Pushteti i Vuçiç nuk rrezikohet

schedule21:35 - 3 Shkurt, 2025

schedule 21:35 - 3 Shkurt, 2025

Serbia ndodhet në një udhëkryq për shkak të protestave masive që po zhvillohen prej disa javësh. Duke komentuar këtë në emisionin “360 gradë” në ABC News, eksperti i gjeopolitikës Ledion Krisafi tha se protestat, ndonëse nuk janë të nxitura nga Rusia, kanë elementë pro rusë.

Politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh se Perëndimi po e “shfrytëzon” këtë protestë për të ndikuar mbi Serbinë. Ndërsa eksperti i gjeopolitikës Lutfi Bilali e lidh nisjen e protestave në Novi Sad me krahinën autonome të Vojvodinës. Kapiteni Dritan Goxhaj thekson se ndikim kanë shërbimet sekrete serbe.

Pjesë nga diskutimi:

Ledion Krisafi: Nuk mendoj se protestat janë të nxitura nga Rusia, por mes tyre ka shumë elementë pro rusë që po mundohen të japin mesazhe pro ruse, kundër perëndimore dhe kundër Kosovës dhe që po mundohen të marrin në dorë protestat.

Enida Bozheku: Jam pjesërisht dakord me masën, e vërtetë që nuk kemi dorë as pro rus, as pro evropian sa i përket sheshit. Por duart brenda në mënyrën se si ky zjarr mori flakë në masë të madhe nuk mendoj se ishte e papërgatitur. Ka prapavijë. Të nxjerrësh në shesh 100 mijë studentë, 60 universtete me pankarta të koordinuara dhe flamuj domethënës, por nuk mendoj se është protestë e nisur spontanisht nga hiçi. Ka më shumë se kaq ka një dorë të fshehtë. Shërbimet sekrete ruse kanë hyrë në një mment të dytë në lojë, por i pari, në atë që është struktura e protestës, lidhet me protestën e Beogradit të viteve 2000.

Dritan Goxhaj: Mendoj se kemi të bëjmë me rrymat e shërbimit sekret serb dhe jo ruse apo diçka tjetër. Pas tyre janë rryma të ndryshme të shërbimeve sekrete serbe, disa kanë interesa me Serbinë, me Rusinë ose jo. Porffakti që në këto protesta kërkohet bërja publike e kontratave që qeveria ka bërë me firmat kineze që ka bërë ndërtimet, dmth se cenon interesat kineze dhe rusët s’kanë interes të cenojnë interesat kineze në Serbi. Vetë direkt nuk futën dot në asnjë lloj ane ekonomike për shkak të sanksioneve. Bëhet fjalë për kompani që qeveria serbe i ka mbajtur të fshehta këto kontrata dhe një që e ka ndërtuar stacionin hekurudhor në Novi Sad është kompani kineze. Në bazë ë kësaj kërkojnë prishjen e kontratave me këto kompani. Kjo cenon interesat e shërbimeve sekrete ruse, të cilat nuk ndërhyjnë dot më. Një muaj më parë Amerika sanksionoi Serbinë për Gazprom.

Nexhmedin Spahiu: Protesta anon nga Perëndimi. Perëndimi po e shfrytëzon për t’i bërë presion Vuçiç në dy drejtime ku ka interes ta përulë Serbinë, raportet me Rusinë dhe Kinën dhe e dyta, me Kosovën. Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje që këmbëngul të mos e zbatojë Serbia. Nuk është e thënë që protestat janë bërë vetvetiu dhe tani ato duan ta bëjnë shoqërinë nga një Serbi nacionaliste në një shoqëri pro perëndimore. Është thjesht Perëndimi që po shfrytëzon forcat nacionaliste për të kërcënuar Vuçiç me pushtetin e tij.

Lutfi Bilali: Mendoj se këto protesta nuk janë të rastësishme. Nuk është vend i rastësishëm edhe Novi Sad ku shtrihet në krahinën autonome të Vojvodinës. Në këtë drejtim më duket se është pak më e thellë problematika. Mendoj se deklarata e ambasadave më të fuqishme në Beograd kanë qenë të kufizuara dhe nuk kanë dhënë shenja përkrahjeje. Kemi postera anti Evropë nëpër protesta. Edhe kisha serbe, një zyrtar i saj ka dhënë deklaratë dhe i ka quajtur vandal protestuesit. Por mendoj që Novi Sad dhe Vojvodina nuk është e rastësishme. Mendoj se nuk rrezikohet pushteti i Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!