Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi deklaroi se Serbia ishte më e fortë kur në vitin 2014, kur u luajt në Beograd, ndeshje që u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se serbët kishin lojtarë që luanin me ekipe të mëdha.
Megjithatë, de Biasi tha se Shqipëria e meritoi fitoren në Leskovac dhe përgëzoi Sylvinhon.
Sokol Balla: Megjithatë, jemi në një moment tjetër që do doja ta krahasoja me momentin e Shqipërisë të krahasuar nga ju. Sigurisht ne patëm brenda asaj tragjedie në Beograd edhe një lajm të mirë, i morëm 3 pikë në tavolinë, por jo për fajin tonë, por për atë që ajo bëri në stadium. Ato 3 pikë ne na dhanë kualifikimin. Por jeni dakord me mua që ajo Serbi e cila më pas e tregoi veten në Botërorin rus, ishte një kualitet shumë herë më i lartë se Serbia me të cilën u ndeshëm ne kësaj radhe.Tani pyetja ime është, ishte Serbia më e dobët se ne apo ishim ne shumë më të fortë se Serbia?
Gianni de Biasi: Natyrisht unë jam i bindur që Serbia ishte shumë më e fortë kur unë luaja me atë kombëtare që u prish ndjesha. Kishte lojtarë që luanin me Manchester, me Ajaxin, kishte lojtarë të nivelit të lartë. Një skuadër shumë fizike dhe shumë komptakte. Ne fituam vërtetë në tavolinë po nuk është se për aq sa kohë ishim duke humbur, ishim 0-0 dhe kishim shanset tonae. Për të ardhur te ndeshja në Leskovac ku shënoi golin e bukur Rei Manaj, bravo Rei, besoj se në atë ndeshje një skuadër që mund të fitonte ishte Shqipëria sepse ishte vendosur mirë në shumë, nuk shpërdoronte asgjë, luante në mënyrë inteligjente dhe këtu dua të përgëzoj Sylvinhon, ishte një fitore e bukur. Skuadra e Shqipërisë që mundte Serbinë, jepte sadisfaksion të madh, gjithë shqiptarisë dhe në tërësi. Ishin dy skuadra të ndryshme por gjithësesi në cdo lloj mënyrë ishte e vështirë të fitosh në Serbinë. Edhe në gjykatë ishte e vështirë të fitoje, sepse në gjykatë ishim ne më të aftë që bindëm gjyqtarët lidhur me argumentet që kishim, sa i përket situatës në Beograd.
Sokol Balla: Kemi bindjes se kemi vuajtur shpesh në të shkuarën nga këto padrejtësi se kemi qenë një skuadër modeste e një vendi të vogël.Sot ama Shqipëria është një vend i vogël por ka një skudër të madhe, madje në një vend të huaj perëndimor, ose më saktë në Italinë tuaj, një shofer taksie në Romë më tha dicka që unë nuk e dija, megjithëse unë jam i informuar edhe për sportin sic ju e dini. Shqipëria, tha – me statistika Shqipëria ka numrin më të madh të futbollistëve profesionistë për frymë. Kjo është një shenjë futbolli shqiptar ka filluar të marrë frymë normalisht, Presidenti i FSHF është anëtar Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pra Shqipëria është rritur edhe në futboll, po sa larg mund të shkojë ambicia jonë?
Gianni de Biasi: Unë mendoj që në jetë të jesh ambicioz është një cilësi, nëse ky kualitet quhet ambicie, nuk mund të mbikalohet nga arroganca, dhe nga mundësitë që cdo njeri mund të ketë. Sot për sot, Shqipëria është një ekip me lojtarë me kualitet shumë të mirë, ku shumica e tyre luajnë në ekipe me përvojë, jo vetëm Gjimshiti te Atalanta por edhe lojtarë të tjerë, që luajnë në Premier League, apo në Spanjë unë besoj se Shqipëria sot ka gjithcka për të bërë mirë. Edhe në Botëror nëse do të kualifikohet, do të ishte një sadisfaksion shumë i madh. Unë do të bëja të pamundurën të isha tifoz në Botëror.
Sokol Balla: Në fakt na duhet pak dora e Zotit, apo jo? Duhet të mundim Poloninë në Varshavë..
Gianni de Biasi: Po, po, e rëndësishmë është të besojmë./abcnews.al

