Serbia: Marrim ende gaz rus, por përgatitemi për çdo situatë

schedule16:36 - 29 Prill, 2022

schedule 16:36 - 29 Prill, 2022

Zv/kryeministrja serbe, njëkohësisht ministre e energjisë, Zorana Mihajlovic, bëri të ditur se Serbia furnizohet ende me gaz rus nëpërmjet Bullgarisë. Por njëkohësisht vendi po përgatitet për cdo situatë.

Në kuadër të një krize të mundshme energjitike bullgare pasi Rusia ndërpreu furnzimin me Sofien, qeveria serbe është në kërkim të zgjidhjeve alternative. Mihajlovic u shpreh se Serbia ka më shumë se një muaj rezerva gazi, si dhe një plan rezervë për zëvendësimin e gazit. Dhe në rast se nuk do të kishte asgjë të tillë, do të reduktoheshin furnizimet.

Mund të konsiderohen prova të përgjithshme për të zëvendësuar gazin rus në rast se Bullgaria do të përdorë pjesë të tranzitit të mbetur për kërkesat brenda vendit.

Zv/kryeministrja serbe shtoi se Rusia mund të furnizojë me gaz Serbinë dhe nëpërmjet Hungarisë në rast se fluksi funksionon normalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!