Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

schedule08:24 - 7 Shkurt, 2024

schedule 08:24 - 7 Shkurt, 2024

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten, datë 08/02/2024 në orën 21:00. Lajmi konfirmohet nga shefja e diplomacisë serbe Ivica Daçiç për Radio Televizioni i Serbisë.

Kërkesa e Serbisë tërheq vëmendjen për situatën aktuale në Kosovë e cila është në kontrast të thellë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën e 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Nuk dihet ende nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!