Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinën anti COVID-19

schedule18:20 - 28 Shkurt, 2021

schedule 18:20 - 28 Shkurt, 2021

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë  ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të regjistrohen dhe të vaksinohen në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zyra bë me dije se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Sipas kësaj zyre, imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tani janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë./abcnews.al