Serbia formon ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

schedule18:05 - 5 Prill, 2024

schedule 18:05 - 5 Prill, 2024

Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe.

“Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe.

Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiç, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Anëtarë në këtë ekip do të jenë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, dhe ministri i Tregtisë, Tomisllav Momiroviç.

Formimin e këtij grupi e kishte paralajmëruar Vuçiçi një ditë më parë. Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të bashkojnë forcat për të parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!