Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Vuçiç i drejtohet nesër serbëve me një fjalim

schedule16:30 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:30 - 7 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet popullin serb me një fjalim ditën e neërme, 8 shtator në ora 13:00, sipas një njoftimi nga Shërbimi i Medias për Presidencën.

Njoftimi i fjalimit të presidentit serb vjen dy ditë pasi përfaqësuesit e opozitës i dërguan Vuçiçit një kërkesë për thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe në Beograd, shkruan Nova.

Kërkesës së përfaqësuesit të opozitës, Vuçiq pritet t’i përgjigjet gjatë fjalimit të tij që do të mbajë nesër.

Ndërkaq, disa ditë më vonë, konkretisht më 14 shtator, Vuçiç do të takohet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku do të flasin për dialogun Prishtinë-Beograd./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!