Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër COVID-19

schedule09:17 - 20 Janar, 2021

schedule 09:17 - 20 Janar, 2021

Serbia është kthyer në vendin e parë të Evropës, që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.

Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.

“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale. Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore.

Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar. Ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të vaksinës, kompania që ka prodhuar atë ka përmendur 79 efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare.

Kjo shifër është më e vogël sesa 95 për qind efektivitet, sa është raportuar të kenë vaksinat e prodhuara nga Perëndimi, sikurse ato të kompanive, Pfizer/BioNTech apo Moderna.e.su./abcnews.al