Të arrestuarit për protestat anti-qeveritare në Serbi duket se janë në mëshirën e presidentit Aleksander Vuçiç. Ky i fundit ka akuzuar sërish opozitën se kërkon destabilizimin e Serbisë dhe se ka keqpërdorur protestuesit për qëllimet e saj.
Presidenti serb, Aleksandër Vuciç ka patur një ditë të qetë. Ka ndarë medalje dhe ka bërë takime. Protestat duan destabilizimin e Serbisë dhe sërish ka akuzuar opozitën për dhunë. Tani është bërë çështje nëse të arrestuarit do të rrinë në burg. Pesë prej tyre janë dënuar dhe ndodhen në burg. 30 apo 60 ditë dhe rreth 300 orë punë me dobi shoqërore. Por, shtypi ka shkruar se presidenti Vucic mund të ketë mëshirë për ta. Si president ndoshta mund tua falë burgun.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Nuk mund të ndikoj në ketë, por si njeri i thjeshtë mund të them që do të doja të liroheshin në shkallën e dytë, pasi besoj se nuk janë ata përgjegjës, por ata që dje u thanë ‘ejani fëmijë të luftoni me ne’ dhe i keqpërdorën që në pushtet të vijnë dy miliarderë dhe një fashist”.
Vuçiç i qeshur ka dalë edhe me anëtarin e Presidencës boshnjake nga radhët e serbëve, Millorad Dodik.
Opozita ka paralajmëruar protesta, por pa saktësime. Është përmendur edhe televizioni privat Pink si mundësi protestash pasi shihet si mbështetës i Vuçiç. Presidenti ka rrëfyer ditën e tij brenda presidencës.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Unë i kam pritur këtu dhe konferencën e kam bërë që t’u them ‘ejani futuni, pasi këtu nuk jemi më shumë se 20 veta, pasi e keni parë që nuk ka patur policë’. Ata ikën pas një ore pasi shkuan të hanin bukë dhe lanë fëmijët dhe nënat e tyre”.
Tetë nga 18 të arrestuarit janë të akuzuar për vepra penale dhe jo për shkelje të lehta. Opozita i ka dhënë afat Vuçiç pas kalimit të ankesave se nëse nuk lirohen do të organizojnë protesta vazhdimisht. /abcnews.al