Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Serbi-Shqipëri, të mos ketë tifozë”/ Televizioni N1 raporton urdhrin për huliganët ndaj Anglisë

schedule16:50 - 14 Shtator, 2025

schedule 16:50 - 14 Shtator, 2025

Ndërsa pritet vendimi nga Nioni, teoritë e konspiracionit kanë nisur të qarkullojnë në Beograd.

Të vërteta apo jo, kjo mbetet e paqartë, por në një betejë të ashpër politike që nuk kursen as sportin, mediat opozitare po sulmojnë njerëzit e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Televizioni rajonal, N1, të cilit i referohet media gjithashtu rajonale “Sport Klub”, lajmëron se në redaksinë e tij është paraqitur një tifoz i cili ka deklaruar se ka dëgjuar bisedë sipas së cilës në stadium për ndeshjen me Anglinë duhej të ishin rreth 1 000 tifozë proqeveritarë, të cilët duhej të ndërhynin nëse do të fillonin koret kundër presidentit, që në Serbi I quajnë “pumpanje”.

Sipas tij, qëllimi ishte që të krijoheshin trazira, në mënyrë që nga UEFA të vinte ndëshkimi që ndeshja e radhës kundër Shqipërisë të ishte pa tifozë.

Dhunë në tribuna pati, pasi një pjesë e publikut bëri thirrje antiqeveritare dhe ndërhynë disa huliganë, që opozita I quan “batinashë”, ndërsa policia thuajse nuk ndërhyri.

Menjëherë pas katastrofës me Anglinë, Federata Serbe kërkoi që ndeshja me kuqezinjtë të luhet në stadiumin e vogël të Leskovacit, të rinovuar disa kohë më parë, dhe ku ekipi përfaqësues luajti sfidat e mëparshme kundër Zvicrës, Danimarkës apo Andorrës.

Vucic u zemërua shumë disa muaj më parë, kur Federata e drejtuar nga legjenda e futbollit jugosllav dhe serb, Dragan Xhajic, i kërkoi UEFA-s që duelet me anglezët e shqiptarët të luheshin në “Rajko Mitic” të Beogradit.

Presidenti akuzoi se Federata u dorëzua para presionit të Anglisë, ndërsa duket se nuk i donte ndeshjet në kryeqytet për shkak të protestave të mëdha që vazhdojnë prej muajsh.

Tashmë, është e sigurt që përballja e 11 tetorit për eliminatoret e Botërorit do të jetë në Leskovac, ndërsa mbetet të shihet ndëshkimi I UEFA-s.

Në “Rajko Mitic”, ndeshja u ndërpre për lazer të drejtuar ndaj një lojtari të Anglisë, pati simbole dhe thirrje nacionaliste, si dhe përleshje politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!