Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbi/ Një vit nga incidenti vdekjeprurës në stacionin e trenit, tubim përkujtimor në Novi Sad për viktimat e tragjedisë

schedule12:50 - 1 Nëntor, 2025

schedule 12:50 - 1 Nëntor, 2025

SERBI- Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad për të përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor.

Ndërsa shënohen një vit nga tragjedia që ndezi protestat më të mëdha në dekada. Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.

 

Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave. Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët. Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë. Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.

Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviç nga rajoni i Novi Sadit.

Qeveria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, do të mbajë meshë për viktimat në Kishën e Shën Savës në Beograd.

Ndërkohë, një hetim i veçantë kundër korrupsionit po vazhdon paralelisht me një hetim të mbështetur nga BE-ja mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së në projekt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!