Serbi/ 11 të arrestuar nga shembja e çatisë në stacionin hekurudhor

schedule18:35 - 21 Nëntor, 2024

schedule 18:35 - 21 Nëntor, 2024

Prokurorët në qytetin e Novi Sad në Serbi kanë lëshuar 11 urdhër arreste për të akuzuarit lidhur me ngjarjen e rëndë në stacioni hekurudhor. Në 1 Nëntor, çatia e rinovuar e betonit në stacionin hekurudhor u shemb duke lënë të paktën 14 viktima. Një prej të plagosurve ndërroi jetë të dielën në spital.

Opozita dhe qytetarët protestuan këtë të enjte në ditën e tretë të revoltës së tyre kundër qeverisë duke i akuzuar për korrupsion dhe nepotizma.
Emrat e personave të arrestuar nuk u bënë më dije, por vetëm inicialet e tyre, nga të cilat lihej të kuptoj se ishte arrestuar edhe Goran Vesic, ish-ministër i Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Ky lajm u përgënjeshtrua më pas nga ai vetë përmes një statusi në Facebook.

Pas ngjarjes së rëndë, dhanë dorëheqjen Ministri i Transportit,i Ndërtimit dhe Infrastrukturës, ministri i Tregtisë dhe kreu i Hekurudhave Shtetërore të Serbisë.
Nga protestat të cilat vijojnë, kërkohet gjithashtu që ata që janë përgjegjës për katastrofën të përballen me drejtësinë dhe aktivistët e arrestuar në një protestë kundër qeverisë për shkak të katastrofës të lirohen menjëherë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!