Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut mbrëmjen e së premtes është sulmuar me gurë në Serbi.
Mediat vendase bëjnë me dije se nga raportimet e mëparshme u tha se autobusi që ishte nisur në drejtim të Italisë ishte sulmuar me armë por një gjë e tillë është mohuar nga kompania e cila theksoi se sulmi është bërë me gurë.
Sulmi sipas burimeve ka ndodhur në afërsi të Leskovacit, që njihet si zonë problematike dhe fatmirësisht nga sulmi ka vetëm një xham të thyer dhe jo të lënduar. /abcnews.al