Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërpresin, shkruan Gazeta Express. Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri.
Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit. Në pamje shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprerë vizitën e dy politikanëve, Presidentes dhe kreut të Vetëvendosjes. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit ishin edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas incidentit. “Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur.
Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe” shkruan Vetëvendosje./ db/Abcnews.al