Në Manastirin e Graçanicës po shënohet festa e “Vidovdanit”. Serbët janë mbledhur këtu që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq ceremonia ka nisur rreth orës 09:00. Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si “Nuk e japim djepin e Serbisë”.
Para pjesëmarrësve, patriarku serb Porfirije, tha se “në Graçanicë e kuptojnë më së miri se kush janë”. Derisa duke folur për disa momnumente kulturore fetare të Kosovës, ai pretendoi përvetësimin e tyre.
Që nga mëngjesi janë pozicionuar edhe ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it, e të pranishëm janë edhe EULEX-i.
Për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë nuk është shënuar në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës. Ndërsa, tash serbët kanë filluar të shpërndahen.
/KosovaPress/