Në Manastirin e Graçanicës kanë filluar të mblidhen serbët, për të shënuar të ashtuquajturën “festën e Vidovdanit”.
Pranë manastirit vërehen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Po ashtu, janë parë edhe duke kaluar edhe përfaqësues të misionit të Eulex-it.
Në afërsi po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.
Këtë vit ceremonia e “festës së Vidovdanit” po mbahet mbahet në Graçanicë.
E Gazimenstani, u shmang si masë sigurie që të evitohen konfliktet dhe tensionet, pas situatës së krijuar së fundmi.
/KosovaPress/