Serbët festojnë fitoren në katër komunat e Mitrovicës

schedule17:15 - 20 Maj, 2019

schedule 17:15 - 20 Maj, 2019

Serbët në veri të Kosovës kanë festuar fitoren e lehtë në zgjedhjet për kryetarë të 4 komunave në Mitrovicën Veriore. Ata janë ururar dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili i ka përgëzuar për rezistencën e treguar.

Kështu kanë festuar serbët në veri pas zgjedhjeve për katër komunat. fitoren nuk e kanë patur të vështirë.  Pas shëtitjes ka pasuar një telefonatë. Në lidhje direkte nga ana tjetër presidenti, Alleksandar Vuçiç, i cili u tha serbëve urime për rezistencën për të treguar fuqinë e serbëve dhe Serbisë.

Një ditë më pas shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka përgëzuar po ashtu bashkë me kritikat për shqiptarët. Atij i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Por, zgjedhjet në veri për serbët kanë qenë pjesëmarrje simbolike pasi kanë hyrë në to për të fituar dhe për të dhënë dorëheqje.

Analistët serb thonë se kriza mund të thellohej në këtë rast.

Stefan Surllic, nga Fakulteti i Shkencave Politike, thotë se kriza institucionale lokale mund të shkaktonte probleme me pasoja të thella.

Stefan Surlliç: “Institucionet duhet të punojnë dhe duhet të kemi një kompromis. Nëse presim një marrëveshje atëherë Beogradi dhe Prishtina negociojnë, kurse kryetarët lokalë duhet të bisedojnë edhe me Beogradin edhe Prishtinën për problemet e tyre si ujësjellësi, infrastruktura, shkollat, spitalet e gjithçka tjetër”.

Dushan Janjiç, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike, thotë se kriza mund të punoj në favor të idesë së ndarjes edhe faktike.

Dushan Janjiç: “Shpresoj që të vihet në funksion zgjuarsia dhe se kjo situatë do të mbahet brenda kornizave. NATO dhe Amerika, Gjermania janë duke gabuar. Kjo nuk mund të zgjidhet me konferenca të zakonshme, por është i nevojshëm krijimi i një tresheje diplomatike të krahut të NATO-së, SHBA dhe përfaqësuesit e Gjermanisë, përkatësisht BE-së”.

Serbët e Kosovës të premten do të zbarkojnë në kryeqytetin serb për të diskutuar çfarë do të bëjnë më tutje në zyrat e presidentit serb./ABC News Albania 24/7