Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një foto të stafit teknik te ekipit Cverna Zvezda, që ka zbarkuar sot në Tiranë në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Tiranës, e vlefshme për Champions League.
Me statusin e tij, Hoxha ka dashur të tregojë se shqiptarët i kanë mirëpritur anëtarët e ekipit serb, si dhe nuk ka pasur as sulme e as provokime, duke iu referuar raportimeve në mediat serbe.
“Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stanković, me asistentet e tij, Nebojsa Milosevic, Milos Milojevic dhe ish-kapiteni i Zvezdes, Nenad Milijas, sot pasdite ne barin e hotel Plaza, Tiranë….
Ne foto, Stankoviç me bluzë të kuqe, në krah të tij me çante të zezë, Nenad Milijash. Siç e shikoni, askush nuk u ka bërë atentat, askush nuk i ka sulmuar, askush nuk i ka provokuar, madje as i kane pare me inat…
Perkundrazi, pashe qytetare, qe benin foto me ta, sigurisht duke u marre leje me pare… Keshtu qe, media serbe duhet te qetesohet, se kampionet e tyre, askush nuk i ka “ngrene” deri tani ne Shqiperi…..
Duam ti mundim në fushën e lojës, jo ti rrahim me dru… Sigurisht, për ti mundur, jemi në dorë të Tiranës...”, shkruhej në statusin e gazetarit. /abcnews.al