Mediat në Kososvë duke cituar burime diplomatike kanë zbardhur përbërjen e ekipeve të dialogut Kosovë-Serbi që do të shkojnë në Washington.
Delegacionet, sipas protokollit, do të kryesohen nga presidentët e të dyja vendeve.
Mësohet se pala serbe drejtohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili shoqërohet nga kryeministrja Brnabiç, Gjuriç dhe një këshilltar i presidentit
Ndërsa, pala kosovare drejtohet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili shoqërohet nga kryeministri Hoti, dhe nga dy këshilltarë përkatës.
Me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia po ulen pas dy vitesh në tavolinë të dialogut, në fazën e fundit të bisedimeve drejt marrëveshjes së paqes midis dy shteteve.
Pas takimit të Washingtonit, më 17 korrik pritet të mbahet edhe në Paris një takim i nivelit të lartë, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, i cili do të jetë si vazhdimësi e Samitit të Berlinit.
Pas këtij samiti që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, pritet të pasojë edhe organizimi i një takimi me të njëjtën përbërje në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, ku parashihet të finalizohet edhe marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al