I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.
Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.
https://twitter.com/i/status/1308626540524171264
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.
Videoja është shpërndarë edhe nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se “serbë dhe amerikane kënduan mbrëmë për Alabaman”.
Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën. /abcnews.al