Separatistët thirrje Putinit të njohë pavarsinë e Donesk dhe Luhansk

schedule15:56 - 21 Shkurt, 2022

schedule 15:56 - 21 Shkurt, 2022

Dy liderët separatistë të Ukrainës Lindore i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit që të njohë “republikat e tyre popullore” si shtete të pavarura, shkruan BBC

Denis Pushilin, udhëheqës i Republikës Popullore të Donetskut dhe Leonid Pasechnik, udhëheqës i Republikës Popullore të Luhanskut, raportohet se janë në Moskë. Putin, gjatë mbledhjes së këshillit të tij të sigurisë tha se ishte e nevojshme të shqyrtoheshin ankesat.

“Objektivi i takimit tonë sot është të dëgjojmë kolegët dhe të vendosim për hapat që do të ndërmarrin në këtë fushë”, tha Putin.

Nëse ai bie dakord, kjo nënkupton dërgimin e forcave ushtarake në të dy rajonet, duke përdorur pretekstin se po ndërhyn si aleat për t’i mbrojtur rajonet nga Ukraina.

/abcnews.al