Ndërsa raportohen sulme të reja në të gjithë Ukrainën, tani ka raporte se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë pushtuar qytetin me rëndësi strategjike të Volnovakha, në veri të portit të rrethuar të Mariupolit.
Autoritetet lokale thonë se sulmet ruse goditën pranë aeroporteve në qytetet e Ukrainës perëndimore të Ivano-Frankiivsk dhe Lutsk, larg objektivave kryesore të sulmit të Rusisë diku tjetër në Ukrainë.
LEXO KËTU zhvillimet më të fundit nga lufta Rusi-Ukrainë
Kryetari i bashkisë së Ivano-Frankiivsk Ruslan Martsinkiv urdhëroi banorët në zonat fqinje të drejtoheshin në strehimore pas një alarmi për sulm ajror. Kryebashkiaku i Lutsk njoftoi gjithashtu një sulm ajror pranë aeroportit. Nuk u raportua menjëherë për viktima.
Sulmet ishin shumë larg në perëndim nga ofensiva kryesore ruse dhe mund të tregonin drejtim të ri të luftës./abcnews.al/