Forcat separatiste të mbështetura nga Rusia po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, sipas agjencisë së lajmeve ruse RIA, duke cituar zëdhënësin separatist Eduard Basurin, shkruan skynews.
Trupat ukrainas, të fundit që kanë mbetur në Mariupol mendohet se janë izoluar rreth fabrikës së çelikut Azovstal ndërsa forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të marrë në kontroll rajonin.
Ukraina i ka bërë thirrje Rusisë për hapjen e një korridori humanitar për banorët në qytet dhe një tjetër nga uzina e çelikut. Përpara fillimit të luftës me Rusinë, qyteti port jugor ishte një qendër për industrinë, si dhe arsimin e lartë dhe biznesin.
Megjithatë, qyteti ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit rus.
/abcnews.al