Senatorja Kamala Harris triumfon në debatin e dytë televiziv

schedule12:50 - 28 Qershor, 2019

schedule 12:50 - 28 Qershor, 2019

Raundi i dytë i debatit televiziv mes kandidatëve demokratë që sulmojnë presidencën amerikane, nxori fituese senatoren Kamala Harris. Pikat e saj të forta ishin të drejtat civile dhe racizmi

Ishte senatorja e Kalifornisë Kamala Harris protagonistja e raundit të dytë të debatit televiziv mes kandidatëve demokratë për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në temën e racizmit dhe të të drejtave civile, ajo arriti të lërë në hije kandidatin e favorizuar ish zëvendës presidentin Xho Bajden..

Përplasja mes Harris dhe Bajden ishte moment më domethënës i mbrëmjes, me senator që e kritikoi se kishte punuar me dy senator të dyshimtë dhe se kishte kundërshtuar autobusët shkollorë publikë, nga të cilët ajo si një person me ngjyrë kishte përfituar. Ajo deklaroi se nuk besonte që Bajden ishte racist por mbi këto çështje nuk mund të ketë debat intelektual mes demokratëve.

Duhet t’i përballojmë seriozisht dhe të reagojmë menjëherë, shtoi ajo. Bajden reagoi duke thënë se nuk i lavdëronte racistët dhe se ai nuk kishte kundërshtuar autobusët e shkollës por faktin që ato të drejtoheshin nga departamenti i arsimit. Harris më tej sulmoi kreun e Shtëpisë së Bardhë Trump duke thënë se politikat e tij për emigracionin tradhtonin vlerat e Amerikës – duartrokitjet ishin të gjitha për të në sallë. Dhe kur ajo kritikoi ish presidentin amerikan Obama për shkak të riatdhetësimeve të detyruara gjatë administratës së tij./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!