Senatori amerikan e konfirmon: SHBA e angazhuar në një Luftë të Ftohtë me Kinën

schedule02:19 - 24 Maj, 2020

schedule 02:19 - 24 Maj, 2020

SHBA-të janë absolutisht të angazhuar në një Luftë të Ftohtë me Kinën, deklaroi senatori i Floridas, Rick Scott, duke akuzuar Pekinin për komplotin për ‘dominimin e botës’. Republikani i Floridas foli për trajtimin e pandemisë Covid-19 nga Pekini duke e kritikuar atë për trajtimin e tij.

I pyetur nëse marrëdhëniet midis dy superfuqive kishin hyrë në një fazë ‘Lufta e Ftohtë 2’, Scott u përgjigj: “Absolutisht. As nuk vihet në dyshim. Ata janë për dominimin e botës. Ata marrin punët tona, ata marrin teknologjinë tonë, ata i fusin njerëzit në burg për fenë e tyre.”

Më herët presidenti Trump e zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë fajësuar Pekinin se fshehu pandeminë në bashkëpunim me OBSH-në duke shkaktuar përhapjen e tij në mbarë globin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!