Senatorët demokratë dhe republikanë iu kthyen të mërkurën një përpjekje për të bllokuar çdo president amerikan që të largojë Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja, ndërsa udhëheqësit e aleancës merrnin pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vilnius, të Lituanisë.
“Presidenti nuk do të pezullojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, themeluar në Uashington, DC, më 4 prill 1949, pa miratimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të pajtohen ose në përputhje me një Ligj të Kongresit“, thuhet në projektligj.
Projektligji është paraqitur vazhdimisht në vitet e fundit, përfshirë edhe gjatë mandatit të ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili shprehu dëshirën që Shtetet e Bashkuara të largohen nga aleanca ushtarake.
Projektligji kërkon miratimin e gjithë senatit, por një ndihmës i senatorit Kaine vuri në dukje se masa u mbështet nga komisioni i marrëdhënieve me jashtë në fund të vitit të kaluar me mbështetje të fortë dypartiake. Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s, projektligji pritet të marrë një mbështetje më të fortë se kurrë.
Presidenti aktual, demokrati Joe Biden, ka qenë mbështetës i fortë i NATO-s, duke mbështetur zgjerimin e saj dhe duke punuar me anëtarët e tjerë, veçanërisht në përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainë. /VOA