Senatorët amerikanë takohen me Zelenskyn në Kiev

schedule19:12 - 14 Maj, 2022

schedule 19:12 - 14 Maj, 2022

Një delegacion i politikanëve amerikanë përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch Mcconnell është takuar me presidentin e Ukrainës Zelensky në Kiev.

Senatorët Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn ishin gjithashtu pjesë e vizitës në Kiev, shkruan Skynews.

Nëpërmjet një postimi në mediet sociale, Zelensky tha se vizita ishte “një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.

“Faleminderit që na ndihmoni të luftojmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike”, shkruan Zelensky.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!