Senati i Shteteve të Bashkuaraki ka kufizuar autoritetin presidentit Donald Trump për të nisur operacione ushtarake kundër Iranit.
Përmes një rezolutet të miratuar të hartuar nga senatori demokrat, Tim Kaine, thotë se Trump duhet të ketë miratimin e Kongresit përpara se të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.
Tetë republikanë u janë bashkuar demokratëve për të miratuar rezolutën me 55 vota për dhe 45 kundër.Me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Kongresi ka fuqinë për të shpallur luftë jo presidenti.
Trump dhe mbështetësit e tij thonë se rezoluta do t’i dërgojë mesazhe të gabuara Iranit dhe kundërshtarëve të tjerë të mundshëm. Ndërkohë pritet që Trump të vendosë veto ndaj saj.
Trump, së voni, ka përdorur veton ndaj një rezolute për luftën në Jemen. Rezoluta e fundit vjen pasi Trump, muajin e kaluar, ka urdhëruar një sulm me dron për vrasjen e komandantit iranian, Kasem Sulejmanit, pa e informuar Kongresin paraprakisht./abcnews.al