Senati italian ratifikon marrëveshjen për zonat detare, Greqia përshëndet vendimin

schedule10:50 - 29 Maj, 2021

schedule 10:50 - 29 Maj, 2021

Greqia përshëndet miratimin e marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare, ditën e djeshme nga Senati italian.

Marrëveshja ishte nënshkruar në qershorin 2020 në Athinë, me 223 vota pro dhe 2 abstenim.

Mediat vendase bëjnë me dije se me ratifikimin nga pala italiane ka përfunduar procesi i miratimit dypalësh, ndërsa pritet vendimi të zbatohet së shpejti.

Ndërkohë nga ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se marrëveshja evidenton përkushtimin e palës greke dhe vendeve fqinje ndaj të Drejtës Ndërkombëtare Detare, përkatësisht në Konventën e OKB për Detin, respektimi dhe zbatimi i të cilës përbën një detyrim për të gjitha vendet.

Marrëveshja kishte shkaktuar shqetësim dhe në palën shqiptare, për përcaktimin e ZEE Greqi-Shqipëri në detin Jon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!