Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Senati italian miratoi marrëveshjen për pensionet, Rama: Më në fund ia dolëm! Siguri e perspektivë e re për gjysmë milionë shqiptarë

schedule16:10 - 6 Mars, 2025

schedule 16:10 - 6 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për pensionet nga senati italian.

Në një reagim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se më në fund ia dolën ndërsa shtoi se marrëveshja ofron siguri dhe një perspektivë të re për shqiptarët që jetojnë në Itali por edhe për italianët që jetojnë në vendin tonë.

Postimi i kryeministrit:

MË NË FUND…
🇮🇹🤝🇦🇱Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë🤝
Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri🙏
🔹 Asnjë vit pune nuk humbet
🔹 Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
🔹 Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..
IA DOLËM❤️
Grazie Italia, grazie sorella d’Italia🙏

Nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Vendet do të krijojnë një fond specifik që do t’i japë fund problemit për kontributet shoqërore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, por edhe për italianët që jetojnë në vendin tonë.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!