Senati Akademik i Universitetit të Arteve mbështet protestën dhe kërkesat e studentëve

schedule14:39 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 14:39 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve ka bërë që Senati Akademik i Universitetit të Arteve pas një mbledhje të zhvilluar gjatë së enjtes të dalë me një deklaratë që mbështet protestën e studentëve. Senati Akademik i Universitetit të Arteve vendosi unanimisht të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët, të mbështesë përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t’i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar.

Senati Akademik i Universitetit të Arteve merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiarë, materialë dhe proceduralë për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve.

Në deklaratën e Senatit Akademik të Universitetit të Arteve theksohet se ky universitet merr përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

Gjithashtu Senati Akademik vendosi se merr përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së Universitetit të Arteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!