Sëmundja shfaros shpendët në Krujë, fermerit i ngordhin 150 gjela deti

schedule15:34 - 26 Tetor, 2018

schedule 15:34 - 26 Tetor, 2018

Në fshatin Bubq të Krujës shpendët janë infektuar nga një sëmundje dhe një fermë e tërë me 150 kokë gjela deti është shfarosur. Fermerët kanë frikë mos kjo sëmundje u kalon njerëzve.

Prej 25 vitesh merret me rritjen e gjelit të detit. Por për këtë fund vit Gëzim Gjoni në Bubq të Krujës është i falimentuar. Pamjet tregojnë shpendë të ngordhura.

Jo pak por 150 gjela deti të fermës së tij janë gropusur. Pjesa e mbetur është e infektuar.

Gëzim Gjoni fermer: “Akoma nuk e dimë saktë se cila sëmundje është i kam bërë të gjitha ilaçet e kurimt dhe më vjen një ngordhje e papritur rreth 150 krerë më kanë ngordh deri më sot, akoma nuk e kam kontrollu tufën”.

Sëmundja ka infektuar shpendët e zonës, dhe pse fshatarët kanë kërkuar ndihmë të specializuar.

Thonë se mjekimet që marrin në farmacitë bujqësore janë të pakontrolluara dhe në rastin më të keq sëmurin shpendët, ose nuk i përmirësojnë shëndetin e tyre.

“Kjo është një katastrofë, neve kemi marrë fund, nuk ka kontroll dhe nuk ka kontroll, ka njerëz të paspecializuar në këto farmaci”.

Fermerët kanë sinjalizuar edhe Drejtorinë e Bujqësisë, por pa asnjë rezultat.

Madje ata as ndihmohen nga shteti për dëmet që u janë shkakuar.

Frika me e madhe e tyre është që mos sëmundja e shpendëve u ngjitet njerëzve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!