Sëmundja e gjuhës blu dita ditës është bërë kërcënim për bagëtitë në qarkun e Gjirokastrës.
Rast konkret është konfirmuar në disa krerë në fshatin Vrisera në bashkinë Dropull ku rreth 100 krerë janë prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe prej tyre 20 krerë kanë ngordhur.
Fermeri Besian Sina është prononcuar në lidhje me këtë shqetësim që është bërë alarmant duke rrezikuar nga momenti në moment bagëtitë. Për problemin në fjalë ai u është drejtuar organeve përgjegjëse por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Sipas Sinës nuk ka marre përgjigje të qartë lidhur si me mjekimin e bagëtive të prekura si dhe për kompensimin e krerëve të ngordhura.
Me pas fermeri Sina ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me veterineren që mbulon zonën e Dropullit znj.Flora e cila gjatë bisedës është shprehur se ditën e nesërme do vijë një përfaqësi e sektorit të veterinarisë për të marrë kampionin për konfirmimin e simptomave të sëmundjes si dhe për mjekimin e duhur. Ndërkohe veterinerja i citoi fermerit Sina se për kompensim nuk mund të merret pasi kjo sëmundje nuk është e përfshirë në skenat e kompensimeve dhe subvencioneve si me sëmundjet e tjera.
Fermeri Sina pretendon se bagëtitë e tij para 3 vitesh kanë patur të njëjtat simptoma nga kjo sëmundje i njëjti fenomen si këto dite që janë prekur nga gjuha blu. /abcnews.al/

