Sëmundja e pulave: Pakësohet prodhimi vendas me 30%, nuk ndikon në shëndet

schedule16:24 - 17 Mars, 2022

schedule 16:24 - 17 Mars, 2022

Ekspertë të veterinarisë theksojnë se ngordhja e 30 për qind e pulave do të shkaktojë një shtrenjtim të nënprodukteve të tyre, duke përfshirë vezët. Megjithatë ata sigurojnë se sëmundja infektive  Laringotrakeitit nuk është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Veterineri Dardan Shehdula  theksoi se problematikat më të mëdha të kompanive që merren me rritjen e shpendëve  janë ndjekja e skemave të vaksinimit. Sektori i Shërbimit Veterinar të Qarkut të Durrësit ka bërë me dije se deri më tani raportohen rreth 200 mijë shpendë të ngordhura.

Ndërsa thekson se janë marrë masa në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e përhapjes së sëmundshmërisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!