Sëmundja e mposht, shuhet kampioni i Dinamos që ka luajtur edhe me Shqipërinë

schedule11:40 - 13 Mars, 2021

schedule 11:40 - 13 Mars, 2021

Sabri Peqini, një personalitet i sportit shqiptar, është ndarë nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore. Kampioni me Dinamon katër herë, pjesë e Elbasanit dhe Erzenit, 95-vjeçari nga Belshi ka qenë pjesë e kombëtares.

Lajmi për vdekjen e tij e jep gazetari Defrim Methasani, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Humbëm sot një ikonë të futbollit shqiptar, një personalitet të padiskutueshëm që bëri vetëm mirë në shërbim të sportit dhe njerëzve.

Sabri Peqini pas një sëmundje të rëndë në moshën 95-vjeç u nda nga ne, nga familja e tij, nga zonja, djali por dhe vajza e cila nuk mundi dot ta përcillte të shtrenjtin baba. Vetëm pak muaj më parë, RTSH SPORT e gdhendi figurën madhështore të tij, në një dokumentar që u prit mjaft mirë nga teleshikuesit.

Erzeni, Dinamo, Elbasani dhe kombëtarja ishin skuadrat ku ai tregoi klas si futbollist dhe trajner. Lamtumirë Biu, kujtesa jonë dhe e brezave që vijnë, do të kenë bashkudhëtare emrin e bukur dhe veprën tënde të madhe…”. /abcnews.al

 

Postimi i gazetarit Defrim Methasani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!