Dyshja Bora-Donald kanë qenë dy emrat më të përfolur në mediat rozë gjatë muajve të fundit dhe çdo veprim bën bujë në internet. Madje dhe mikesha e Borës, Semi Jaupaj, është bërë shpeshherë lajm për faktin se këngët e saj janë interpretuar si dedikime për dyshen e njohur.
Pak muaj më parë, ajo publikoi këngën “Mos u kthe”, për të cilën pranoi së fundmi se është një dedikim për Borën dhe Donaldin. Pak ditë më parë publikoi “Ani”, e cila gjithashtu është interpretuar si një dedikim për ta. Dje, Bora dhe Semi kanë publikuar një video, ku në fakt po flisnin për këngët e Semit.
Në një moment, moderatorja dëgjohet t’i thotë Semi, që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse keqkuptohet.
Biseda:
Semi: Prit mi se kemi “Ani” një herë.
Bora: Hë se keqkuptohet nuk i kemi të dyja.
Semi: Kemi dy këngë.
Bora: “Ke” jo “kemi” të lutem shumë.
Semi: Edhe ti i ike, të dyja i kemi. Çfarë janë të miat janë edhe të tuat, përgjithmonë. /abcnews.al