Semaforët burim aksidentesh, ekspertët rrugorë: Të riprogramohen

schedule16:54 - 8 Nëntor, 2018

schedule 16:54 - 8 Nëntor, 2018

Në Tiranë shumë semaforë në vend që të parandalojnë aksidentet rrugore bëhen shkak për to. Ato janë programuar në mënyrë të tillë që ndërpresin trajektoren e lëvizjes mes këmbësorëve dhe automjeteve. ABC News vëzhgoi situatën në disa prej kryqëzimeve kryesore.

Të kesh të drejtë nuk shpëton nga rreziku! Semaforët në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës nuk koordinohen mes njëri-tjetrit duke u bërë burim aksidentesh.

Pershembull;  Automjetet që zbresin nga rruga “Luigj Gurakuqi” kanë të drejtë të kthehen në të djathtë, ndërsa këmbësorët të ngjiten nga sheshi “Skënderbej“ drejt Pazarit të Ri.

Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” kalimtarët lejohen të kalojnë në anën tjetër të rrugës njëkohësisht makinave u jepet e drejta të ngjiten drejt rrugës së “Dibrës”.

Në këtë kryqëzim të bulevardit “Dëshmoret e Kombit” automjetet kanë të drejtën e kalimit në të majtë, ndërsa këmbësoret nga trotuari pranë Kryesisë së Kuvendit tek ai pranë Kryeministrisë.

Ndërprerje të trajektores së kalimtareve me mjetet vihet re edhe në kryqëzimin mes shkollës nënte vjeçare “Kosova” dhe Liceut Artistik.

ABC News monitoroi situatën në katër prej kryqëzimeve në kryeqytet, por specialisti i sigurisë rrugore Artur Sulçe na tregon të tjera rrugë problematike në Tiranë.

“Unaza e vogël e cila pas muzeut ka problematikën e vet, ka problematikë kryqëzimi te gjykata e lartë, unaza e mesme, rruga e Elbasanit, ura  emadh e lanës ku ka trafik, ura Vasil Shanto dhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi, kurse 21 dhjetori i ka më të zgjidhur këtë element dhe te Farmacia 10 mund të rikualifikohet dhe të ketë zgjidhje më të mirë”.

Semaforët në kryeqytet sipas Sulçes duhet të riprogramohen. Por  kjo nuk është e vetmja zgjidhje që jep eksperti i sigurisë rrugore.

“Do ishte mirë që pjesa më e madhe e kryqzimeve të kihsin semaforë intekigjentë dhe jion naalogë, që duke u kontrolluar nga qendra në fundksion të trafikit të rregullohej dhe ngjyra e semaforëve. Qendra nëse do ishte në efikasitet të plotë nëse do kapnit semaforin me jehsile e gjithë lëvizja do ishte e hapur”.

Derisa kjo të ndodhë, për të shmangur aksidentet këmbësorë e drejtues automjetesh duhet të bëjnë sytë katër pavarësisht asaj që tregon semafori. /abcnews.al