Selmani: I lumtur për golin e parë në Superiore, babanë tim nuk e pashë fare!

schedule19:31 - 20 Qershor, 2020

schedule 19:31 - 20 Qershor, 2020

Adolf Selmani, talenti i Laçit, shënoi golin e dytë dhe të sigurisë përballë Kukësit. 19 vjeçari foli për Supersport pas ndeshjes, ku u shpreh:

“Jam shumë i kënaqur për golin e parë në Superiore. Jam munduar të bëj më të mirën si në fazën mbrojtëse, ashtu dhe në goditje standarde. Sa i takon festës me babanë, kisha emocione dhe nuk e pashë fare.

Vëllai im ka punuar shumë, edhe unë dua të punoj shumë që të arrij objektivat te Laçi. Me shpresë do të luaj dhe unë jashtë Shqipërie. Kemi dhe një vëlla tjetër që luan tek U-19 dhe stërvitemi bashkë tek ekipi i parë” u shpreh Adolf Selmani./abcnews.al