Selmani e mbyll me Boluspor

schedule22:28 - 9 Janar, 2023

schedule 22:28 - 9 Janar, 2023

Pas Regi Lushkjës dhe Lorenc Trashit, një tjetër “legjionar” është lojtar i lirë në këto ditë janari. Portieri shqiptar Gentian Selmani ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me turqit e Boluspor dhe është në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij.

Ka qenë vetë klubi turk që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve me anë të një postimi në faqen zyrtare: “Kemi ndarë rrugët me futbollistin tonë Gentian Selmani. Falënderojmë Gentian Selmanin për shërbimin i cili na u bashkua në sezonin 2020-2021 dhe veshi fanellën tonë në 50 ndeshje dhe i urojmë suksese në karrierën e tij”.

Portieri u bashkua me Boluspor pas eksperiencës te Menemenspor, ndërsa aktivizimi i fundit në Shqipëri ka qenë në sezonin 2018-2019 me fanellën e Laçit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!