Selia blu e blinduar? Koduzi: Po kryhet rikonstruksion, s’duhet të merremi me godinën

schedule21:29 - 6 Janar, 2022

schedule 21:29 - 6 Janar, 2022

Teksa situata në Partinë Demokratike është më e agravuar se kurrë, anëtari i Kryesisë  së PD, Gazmend Koduzi thotë se interesi nuk duhet të jetë se çfarë po ndodh me godinën.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Koduzi duke komentuar akuzat për blindimin e selisë blu, u shpreh se brenda në godinë po kryhet një rikonstruksion. Megjithatë, demokrati thekson më tej se nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh me godinën, por me institucionin.

Lexo edhe: “Më thanë je shpallur armik i popullit”, Kasmi: Basha synon të bllokojë RD-në

“Aty po kryhet një rikonstruksion. Është hera e parë që po merren se çfarë po ndodh në godinë. Ajo që duhet t’u interesojë shqiptarëve është se çfarë po ndodh me institucionet. Aty po ndodh një rikonstruksion. Unë skam hyrë brenda që ta shosh. Më kanë thënë që po bëhet rikonstruksion. Di që xhamat janë veshur me adeziv.

Unë nuk kam patur punë brenda këto ditë. Ajo që u intereson shqiptarëve është se çfarë po ndodh me opozitën”, u shpreh Koduzi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!